Aktualitet

“Bëjmë falas testet e Covid-19”, klinikat private nuk binden, pas Spitalit Amerikan edhe Intermedica kërkon ekskluzivitet

2 Prill 2020, 13:04 Nga DOSJA
“Bëjmë falas testet e Covid-19”, klinikat private nuk

TIRANË– “Laboratori Intermedica” ka vendosur të kryejë analiza falas për të gjithë personat e infektuar me koronavirus, që janë shtruar te Spitali Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”. Pronari i Intermedica”, mjeku Vasil Llajo, e ka sqaruar vetë këtë nismë në një lidhje me “Skype”, në News24. Ai u shpreh se puna duhet koordinuar dhe se kjo nismë do t’i lehtësonte shumë mjekët, duke harruar kështu që testet për koronavirusin janë ekskluzivitëet i Institutit të Shëndetit Publik.

Pjesë nga intervista:

Sa do e lehtësonte punën e mjekëve kjo që po bëni?

Me siguri që do ta lehtësonte punën. COVID-19 është një virus tinëzar, që ne do ta luftojmë.

Sa kohë duhet për të marrë përgjigjen e analizave?

Nga momenti që do shkojmë ne t’i marrim mostrat tek Infektivi, duke e nxjerrë jashtë spitalit, dhe do vijë mostra në laborator, përgjigjja do të jetë për një orë, një orë e gjysmë maksimumi.

Keni menduar ta zgjeroni asistencën tuaj?

Ne themi deri më 30 prill, por nëse virusi do jetë ekzistues edhe në maj, natyrisht që do të vijojmë edhe gjatë këtij muaji.

Nëse situata do të agravonte, do ishit të gatshëm si laborator të kryenit testimet?

Kemi një personel tejet të profesionalizuar për të kryer testime. Nuk do të isha partizan i bërjes së analizave në privat me PSR, do doja që këto analiza të bëheshin nga ISHP. Në Itali ndoshta nuk lejohet fare, edhe në Greqi shumë pak. ISHP duhet të koordinojë të gjithë punët dhe të ndihmojë në këtë rast të vështirë. ISHP ka një laborator shumë të mirë.

Ju jeni pro testimit?

Testimi të bëhet vetëm te simptomatikët, jo me PSR. Mendoj se duhet vepruar si në Gjermani me testimet, por vetëm nga ISHP. Privat duhet angazhuar, vetëm kur ISHP nuk ka më kapacitete.

Ai që e tha publikisht këtë gjë ishte edhe Drejtori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu. Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës nisi verifikimet pas deklaratave nga Spitali Amerikan se ka nisur që të bëjë testin që zbulon nëse je apo jo i infektuar me COVID-19. Sipas burimeve të Dosja.al, prokurori Alket Mersini ka hapur një procedim për të verfikuar nëse Spitali Amerikan ka dhënë këtë shërbim javët e fundit apo jo.

Verfikimi ka nisur pas një deklaratë të drejtorit të këtij spitali privat, Klodian Allajbeu, i cili ka thënë se zotërojnë pajisjen që zbulon pacientët e infektuar me COVID-19. Por nga ana e Institutit të Shëndetit Publik është deklaruar se testet e COVID-19 janë ekskluzivitet i tyre dhe nuk mund t’i kryejë asnjë institucion tjetër. Po ashtu mësohet se Laboratori i Virologjisë në ISHP është i vetmi i certifikuar në Shqipëri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të kryer teste të tilla.

Dy ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë në një reagim për mediat sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri. Edhe Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet intermedica klodian allajbeu spitali amerikan vasil llajo intermedica klodian allajbeu spitali amerikan vasil llajo

Sondazh

Poll