Bota

Bilanc lufte/ Vdesin 950 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Spanjë

2 Prill 2020, 09:48 Nga DOSJA
Bilanc lufte/ Vdesin 950 njerëz në 24 orët e fundit nga

SPANJË– Ditën e sotme në Spanjë është shënuar numri më i lartë i viktimave brenda 24 orëve. Të paktën  950 njerëz kanë vdekur në Spanjë nga koronavirusi.

Me  950 viktimat që u shënuan në  24 orët e fundit numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar mbi 10 mijë. Ndërsa aktualisht numri i të infektuarëve ka shkuar në 110,238,  ku mes tyre 10,003 janë shënuar vetëm në  24 orët e fundit.

Kujtojmë që të martën Spanja regjistroi 864 viktima nga koronavirusi.

Në rang global  mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: Theguardian 

 A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll