Aktualitet

Koha e mirë ‘nxjerr’ fjerakët nga shtëpia, dhjetëra qytetarë nëpër trotuare, nuk mbajnë radhë as nëpër banka

2 Prill 2020, 08:16 Nga DOSJA
Koha e mirë ‘nxjerr’ fjerakët nga shtëpia,

Fier-Ditën e sotme qytetarët e Fierit kanë dalë nga banesat e tyre për të bërë pazar, për të kryer veprime në bankë, por edhe për të shijuar kohën e mirë. Siç shihet në foto qytetarët kanë mbushur trotuarin dhe pranë bankave shfaqen dhjetra njerëz, të cilët nuk  mbajnë radhë. Ndërkohë, edhe nurmi i automjeteve në rrugët e qytetit është rritur.

Qytetarët shqiptarët lejohen të dalin nga banesa për të bërë pazar vetëm një orë në ditë Ata duhet të marrin leje dhe vetëm një familjar lejohet për të bërë pazar.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll