Aktualitet

COVID-19/ Manastirliu publikon fotot: Infermierët e ekipit tonë mjekësor kanë nisur punë në spitalin e Breshias

2 Prill 2020, 06:41 Nga DOSJA
COVID-19/ Manastirliu publikon fotot: Infermierët e ekipit tonë

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se 20 infermierët që u nisën drejt Italisë, kanë filluar punë në spitalin e Breshias.

“Sot është një ditë e veçantë për infermierët e ekipit tonë mjekësor që po shërbejnë në Breshia, në një prej zonave më të goditura të Italisë së veriut nga #COVID-19❗️
Sapo kanë nisur punën në krah të stafit mjekësor italian në shërbim të pacientëve në spitalin civil të Breshias. #FORCA “, shprehet ministrja.

Foto të infermierëve në spitalin e Breshias

Disa ditë më parë, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj. Giuseppe Conte falënderoi kryeministrin Edi Rama për këtë ndihmë. I gjithë stadi mjekësor  nga Shqipëria ka nisur punë në spitalin e Breshias.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket shqiptare ne itali viktimat e covid ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll