Aktualitet

Vdes në Kostur mësuesi që punonte në Korçë, humbi betejën me koronavirusin

2 Prill 2020, 08:06 Nga DOSJA
Vdes në Kostur mësuesi që punonte në Korçë,

GREQI– Mësuesi i shkollës private “Omiros” në Korçë, që pak javë më parë u raportua se ishte i infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë në Kostur. Mësohet se profesori i jashtëm grek, ka vdekur në Kostur, ku po merrte mjekimin e nevojshëm për Covid-19.

Ai ishte 51 vjeç dhe baba i 4 fëmijëve. Rasti i mësuesit u bë publik më datë 17 mars, pas një letre që drejtuesit e shkollës jopublike “Omiros”, iu dërguan prindërve të nxënësve që vijonin proçesin mësimor në këtë shkollë, duke i njoftuar se një pjesëtar i stafit ishte i konfirmuar me koronavirus.

Në letër, drejtoria i këshillonte prindërit që të bënin kujdes me fëmijët, pasi ekzistonte mundësia që edhe ata të ishin infektuar, duke qenë se më datë 14 mars, mësuesi kishte qenë në shkollë dhe kishte pasur kontakte me nxënësit.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce koronavirusi ne shqiperi kostur plani i masave per covid-19 vdes profesori i jashtem grek viktimat e koronavirusit ne shqiperi korce koronavirusi ne shqiperi kostur plani i masave per covid-19 vdes profesori i jashtem grek viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll