Aktualitet

Operacioni Vol-vo 4/ Arrestohet ish-shoferi i Arben Çukos, i shpallur në kërkim për korrupsion pasiv (EMRI)

2 Prill 2020, 07:05 Nga DOSJA
Operacioni Vol-vo 4/ Arrestohet ish-shoferi i Arben Çukos, i shpallur

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 52-vjeçarin Qerim Musha, ish-shoferi i ish-kreut të Burgjeve, Arben Cuko, pasi akuzohet se ka marrë një shumë parash, me qëllimin për të liruar nga burgu një të burgosur. 52-vjeçari Musha ishte në kërkim, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mushën dhe mbi të rëndon akuza “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni Vol-vo-4

Gjatë operacionit “VOL-VO 4” që u zhvillua më 2018, në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale, ku pati 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në pranga brenda një dite, ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë. Mes të arrestuarve ishin ish-deputeti Arben Ndola dhe ish-kreu u Burgjeve Arben Çuko, që më pas u lanë të lirë nga Gjykata. Më 27 janar të vitit 2020, Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Arben Çukon, i cili akuzohej për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.  Çuko u akzua se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve kishte miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi, kundrejt shumës prej 3.000 eurove.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni volvo 4 qerim musha operacioni volvo 4 qerim musha

Sondazh

Poll