Aktualitet

“Tragjedi, 50-60% e personave në azile kanë vdekur”/ Mjeku shqiptar, Sallabanda: Javës tjetër pritet të përkeqësohet

2 Prill 2020, 07:00 Nga DOSJA
“Tragjedi, 50-60% e personave në azile kanë vdekur”/ Mjeku

Spanjë- Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda ka deklaruar në emisionin “Arena” në TV Ora,  se në azilet e këtij shteti kanë vdekur rreth 50-60% e personave të infektuar me COVID-19. Ai u shpreh se javën tjetër pritet të përkeqësohet më shumë situata në Spanjë, pasi shteti atje masat për virusin i mori me vonesë.

“Në Spanjë ka qenë një tragjedi e madhe. 50-60 % e personave që kanë qenë në azile kanë vdekur. Unë mendoj se akoma nuk jemi në situatën e Lombardisë. Javës tjetër mendohet se do të jemi keq, ku në sallat e operacioneve do të futen të dyja grupet, edhe të rinjtë edhe të vjetrit. Për të mbajtur një të sëmurën na duhen 3 javë. Mendohet se javën tjetër të kemi pikun në reanimacion dhe mendohet se do të ketë një rritje të personave që do të vdesin, por kemi një ulje të personave që shkojnë në reanimacion.  Masat nga qeveria spanjolleje janë marrë me vonesë dhe është kritikuar për këtë gjë, kanë filluar të funksionojnë. Nga njëra anë kemi një kolaps në shërbimin e reanimacionit, ndërsa nga ana tjetër kemi më pak persona që shkojnë në urgjencë.”, u shpreh ai.

Covid-19 tashmë është përhapur në të gjithë botën. 47,249 kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë globin, ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Betejën me koronavirusin e kanë fituar 194,578 të tjerë. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën deri më tani 9,387 persona.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kita sallabanda koronavirusi ne bote kita sallabanda koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll