Aktualitet

Me thikë në dorë për të vjedhur magazinën, kapet 42-vjeçari në Mallakastër, autor i disa grabitjeve të tjera

2 Prill 2020, 07:53 Nga DOSJA
Me thikë në dorë për të vjedhur magazinën, kapet

MALLAKASTËR– Një 42-vjeccar ka rënë në prangat e policisë së Mallakastrës. Mësohet se 42-vjeçari me inicialet N.A., është kapur në magazinën e shtetatis me inicialet P.I., ku ka hyrë për të vjehdur para.

42-vjeçarit iu gjet edhe një thikë. Ai rezulton të jetë edhe autor i disa vjedhjeve të tjera në këtë zonë. Dhe po punohet për dokumentimin ligjor të këtyre rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë Mallakastër

Tentoi të vidhte një sasi parash në një magazinë në Dukas, por u kap dhe arrestua në flagrancë nga Policia. 42-vjeçari rezulton të jetë edhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në këtë zonë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, kanë parandaluar një tjetër tentativë për vjedhje, duke vënë në pranga shtetasin: N. A., 42 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke tentuar të vidhte një sasi parash në magazinën e shtetasit P. I., në fshatin Dukas, Mallakastër, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga kontrolli personal ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti edhe një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në zonë dhe po punohet për dokumentimin ligjor të këtyre rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne mallakaster mallakaster grabitje ne mallakaster mallakaster

Sondazh

Poll