Aktualitet

COVID-19/ 277 të infektuar dhe 16 viktima, shkon në 76 numri i të shëruarve në Shqipëri (HARTA)

2 Prill 2020, 06:20 Nga DOSJA

Shqipëri- 277 të infektuar dhe 16 viktima, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja. Viktima e fundit e shkaktuar nga COVID-19 është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili ndodhej prej 3 ditësh në intubim. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 76 dhe pasi në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 9 pacientë të tjerë. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar. Mes të infektuarve janë edhe 8 fëmijë. Po kështu, harta e të prekurve nga COVID-19 është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 52-vjeçarja e infektuar në Elbasan (punonjësve banke) është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar së fundmi se duke marrë parasysh edhe periudhën e inkubacionit të pandemisë, piku i Shqipërisë mendohet se është arritur.

Po kështu, shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre. Çdo qytetarët që do të bëjë pazar, duhet të njoftojë autoritetet një ditë para dhe pas marrjes së autorizimit mund të dalë nga banesa. Lejohet një vetëm një person në familje të bëjë pazar dhe orari i lejuar është vetëm 1 orë në ditë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama silva bino viktimat e covid ne shqiperi edi rama silva bino viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll