Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ Rama: Sot janë shëruar 9 persona të tjerë

2 Prill 2020, 05:24 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri/ Rama: Sot janë shëruar 9 persona

Tiranë- Kryeministri Edi Rama, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se edhe 9 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.  “Lajm i mirë, 9 të shëruar sot”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

 

Ndërkohë, numri i të infektuarve në vendin tonë rritet nga dita në ditë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama viktimat e covid ne shqiperi edi rama viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll