Politike

“Shefit të vogël i duhet super imazh”, Eljo Hysko urdhër freshistave: Mos ta përsëris më

22 Mars 2019, 14:55 Nga DOSJA
“Shefit të vogël i duhet super imazh”, Eljo Hysko

TIRANË- Një ditë para zhillimit të Kongresit të Partisë Socialiste, të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, (FRESSH) kanë filluar përgatitjet për thirrjen e sa më shumë pjesëmarrësve. Për të arritur qëllimin e masivizimit në pjesëmarrje, kryetari i FRESSH, po ushtron presion tek të rinjtë e PS-së, që çdo i punësuar në administratë të marrë të paktën 10 persona me vete.

Në adresë të redaksisë së Dosja.al kanë mbërritur faksimile të mesazhit të dërguar nga Elio Hysko, në të cilin thuhet: “Grupi, si jeni? Ju lutem bëni konfirmimet më të punësuarit për nesër dhe mos të ketë asnjë të punësuar që nuk vjen me të paktën 10 veta të tjerë pas, ose ndryshe do i kemi punët ndryshe me ju dhe me ata. Ka thënë vetë shefi i vogël, sepse i dhuet super imazh për nesër”.

Më tej ndërsa një anëtar në grup shprehet se janë shumë 10 persona, Hysko i përgjigjet: “Mos ta përsëris më tani, unë kaq po iu them… Ju betohem që do merren masa.”

Edhe më herët opozita ka denoncuar presionin që po i bëhet administratës nga kryebashkiaku Veliaj, që të ketë sa më shumë pjesëmarrje për të treguar se ka shumë mbështetje. Një ndër denoncueset e para, ka qenë zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike administrata ne zgjedhje kongresi i ps shefi i vogël urdhri i kryetarit të fressh administrata ne zgjedhje kongresi i ps shefi i vogël urdhri i kryetarit të fressh

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2019, 12:18

Si dështuan tentativat për takimin Rama – Basha

E premtja i gjen në Tiranë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Drejtëzat e udhëtimeve të tyre në Europë rezultuan të kithëta. Nuk pati asnjë takim, me gjithë përpjekje...