Politike

E quante më punëtorin e PS-së, sot zotohet për të treguar të fshehtat e tij, çfarë ndodhi mes Kryemadhit dhe Veliajt

22 Mars 2019, 12:27 Nga DOSJA
E quante më punëtorin e PS-së, sot zotohet për të

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar sot Baba Mondin me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Pas takimit me të, Kryemadhi ndali që të bënte urimin e saj për të gjithë shqiptarët. Në prononcimin e saj për gazetarët, nga këta të fundit nuk kanë shpëtuar as pyetjet lidhur me politikën.

Dialogu me gazetarët:

Pyetja: Nesër Erion Veliaj çel fushatën për një mandat të dytë, a do të ketë një qëndrim nga opozita?

Monika Kryemadhi: I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Novruzi, nesër flasim për Erionin dhe ça ka mbrapa Erionit.

Ndërkohë duhet thënë që kryebashkiaku Veliaj është një nga figurat e politikanëve socialistë që Kryemadhi ka shprehur simpati. Në studio të ndryshme televizive, Kryemadhi është shprehur se Veliaj është një politikan punëtor dhe që kishte punuar për Tiranën.

“Mund të them që Erion Veliaj mund të bëhet kryeministër. A ka bërë punë? Mos prit ti të them unë që Erion Veliaj nuk ka punuar sepse nuk gënjej unë.”

Megjithatë sot, në ditën e Sulltan Nevruzit, Kryemadhi ka hedhur pikëpyetje mbi figurën e Erion Velisë, të cilat presim që vetë ajo t’i japë përgjigjie në vijim.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj monika kryemadhi rikandidimi i veliajt zgjedhjet lokale 2019 erion veliaj monika kryemadhi rikandidimi i veliajt zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2019, 12:18

Si dështuan tentativat për takimin Rama – Basha

E premtja i gjen në Tiranë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Drejtëzat e udhëtimeve të tyre në Europë rezultuan të kithëta. Nuk pati asnjë takim, me gjithë përpjekje...