Politike

Si dështuan tentativat për takimin Rama – Basha

22 Mars 2019, 12:18 Nga DOSJA
Si dështuan tentativat për takimin Rama – Basha

E premtja i gjen në Tiranë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Drejtëzat e udhëtimeve të tyre në Europë rezultuan të kithëta. Nuk pati asnjë takim, me gjithë përpjekjen e madhe të një grupi, kryesisht biznesmenësh për të realizuar një marrëveshje joformale që më pas të zyrtarizohej në një takim zyrtar në Tiranë.

I pari ishte Lulzim Basha që e refuzoi takimin për të cilin Rama kishte dhënë aprovimin më parë.

Pasi kryetari i PD e refuzoi kategorikisht, një biznesmen i njohur kërkoi takim me ish kryeministrin dhe ish – kryetarin e PD, Sali Berisha.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Berisha e ka refuzuar kategorikisht ndërhyrjen për një takim mes Ramës dhe Bashës, duke e nxjerrë për herë të parë keq biznesmenin që kishte marrë përsipër qetësimin e situatës politike në vend.

Ndërsa burime thonë se Kryeministri Rama në Gjermani ka patur një vizitë në një spital Universitar nga më të mirët e Berilinit, Lulzim Basha mori pjesë në Kongresin e partive Popullore.

Ndërsa kryeministri udhëtoi në 2 kryeqytete, të Francës dhe Gjermanisë, me shpresën për të realizuar ndonjë takim të nivelit të lartë, Lulzim Basha, takoi pasardhësen e Merkel, që ishte në Bruksel si kryetare e CDU.

Udhëtimi i trishtuar dhe i vetmuar i Ramës, që u mbajt në sekret të plotë edhe për stafin e ngushtë, kontrastoi këtë herë me udhëtimin e Bashës, që shfrytëzoi PPE për të takuar liderët e rëndësishëm që influencojnë qeveritë europiane, me shpresën se qëndrimi i tyre ndaj zhvillimeve në Shqipëri do të ndryshojë.

Me kthimin në Tiranë, lufta rifillon pa marrëveshje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama ne berlin kriza politike lulzim basha ne berlin takimi rama basha djegia e mandateve te opozites edi rama ne berlin kriza politike lulzim basha ne berlin takimi rama basha

Sondazh

Poll