Politike

Veliaj merr masat, punonjësit e Bashkisë urdhërohen për të mbushur sheshin Nënë Tereza

22 Mars 2019, 12:12 Nga DOSJA
Veliaj merr masat, punonjësit e Bashkisë urdhërohen për

TIRANE– Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm tek Bashkim Hoxha. Duke folur për ceremoninë e shpalljes së rikandidimit që do të bëjë të shtunën tek Sheshi “Nënë Tereza”.

Nga ora 11:00 deri në 13: 00, vetëm pak metra larg Pallatit të Kongreseve ku do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, Veliaj ka ftuar gjithë qytetarët e Tiranës për të marrë pjesë.

Tek emisioni “Koha për tu Zgjuar” në News 24, ai tha se do të ketë edhe demokratë në takim.

“Ne kemi ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës, jo vetëm ata që janë anëtarë të PS, ka shumë demokratë që në njëfarë mënyre e thonë troç, ia kanë parë hajrin mënyrës se si ka punuar bashkia, ju është rritur vlera e pronës, ka patur zhvillime në komunitet. Dhe unë besoj që tek bashkia, tek menaxhimi i qytetit, njerëzit janë më pak të politizuar. Shohin më shumë çerdhja, kopshti, shkolla, këndi i lodrave, pastrimi, sesa stemat e partisë. Kështu që mezi pres që nesër të takoj dhe shumë miq të mitë, demokratë, që thonë Tirana është në drejtimin e duhur. Mirë, keq, mund të mos jetë partia jonë, por gjërat po ecin për mirë. Edhe ne do të kemi këtë seancë aty, nga ora 11:00 deri nga ora 13:00, pastaj për t’u rikthyer në Pallatin e Kongreseve për disa sesione”, deklaroi Veliaj.

Po si është e vërteta e ftesës?

Përtej reklamës së jashtëzakonshme që ka bërë kryetari i Bashkisë në mediat kryesore në vend, përtej thirrjeve, ftesave dhe lutjeve për pjesëmarrje, ai dhe stafi i tij i kanë marrë masat që sheshi të jetë plot edhe nëse nuk vjen askush.

Jo vetëm demokratët, por edhe socialistët janë të panevojshëm, pas masave që ka marrë Veliaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se çdo punonjës i Bashkisë është urdhëruar që të shkojë në 10:30 tek Sheshi “Nënë Tereza”, por jo vetëm.

Duhet të ketë edhe 5 të tjerë me vete, ndryshe ndaj tyre do të merren masa administrative.

Në 5 të tjerët lejohen edhe familjarët, por gjithsesi numri duhet të plotësohet. Këto i konfirmojnë disa punonjës të Bashkisë, një pjesë e të cilëve prej një jave janë në ankth për të gjetur 5 pjesëmarrësit.

Me një llogari të thjeshtë, 5 mijë punonjësit e bashkisë do të marrin me vete edhe 25 mijë pjesëmarrës dhe Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë më plot se kurrë me 30 mijë vetë.

Ndër ta mund të ketë edhe votues të kundërshtarëve të Veliajt, por rëndësi ka që spektakli do të realizohet.

Për votat do mendojnë 390 lejet e ndërtimit që dha pasi premtoi në 2015 se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi. Sa vota mund të blihen me 390 leje? Për këtë duhet një llogaritar i mirë….

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike administrata ne zgjedhje kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt rikandidimi i veliajt zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 administrata ne zgjedhje kongresi i socialisteve 23 mars mitingu i veliajt rikandidimi i veliajt zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll