Politike

“Antimitingu i Edvinit’/ Berisha publikon denoncimin e qytetarëve: Nëse nuk sillni njerëz, jeni të pushuar nga puna

22 Mars 2019, 14:28 Nga DOSJA
“Antimitingu i Edvinit’/ Berisha publikon denoncimin e

TIRANË– Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” mesazhet e qytetarëve, në të cilët, sipas Berishës shpjegohet terrori që po përjeton administrata për të marrë pjesë në mitingun e paralajmëruar nga PS, që pritet të zhvillohet këtë të shtunë.

Denoncimi te Berisha:

Vazhdon terrori mbi punonjesit e administrates per te marre pjese me detyrim ne antimitingun e Edvinit!

Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital. sb

Mirembrema!

Ne lidhje me ate qe disa persona kane shprehur per mitingun e atij pleres ne daten 23 eshte shume e vertete . Tek ne kan ushtruar nje presion te madh duke na detyruar te japim emrat e personave qe do marrim me vete edhe ne momentin qe do jemi ne shesh duhet ti bejme foto edhe tju a dergojme. Presioni ka qen nese nuk vini edhe nuk sillni njerez jeni te pushuar direkt nga puna.

Ju uroj gjithe te mirat.

Pershendetje Zoti Berisha!

Jam nje qytetare nga Gjirokastra dhe po Juve ne dijeni se kryetari I Partise Socialiste Gjirokaster po Ben lista me punjonjes te admi istrates, duke I detyruar dhe trembur me vendin e punes, per t’i derguar ne Tirane diten e shtune me autobuza ne mbeshtetje te Lali Erit.

Mund tua vertetoni shqiptareve me foto e video “sesa e duan Lali Erin” sa dhe nga Gjirokastra e larget po mbleshin njerez se nga Tirana askush s’genjehet.

Poshte mashtruesit dhe hajdutet.

Anonim ju lutem 

Ditën e nesërme pritet të zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste, në Pallatin e Kongreseve. Gjatë Kongresit do të miratohen kandidatët, për bashkitë kryesore. (Lexo këtu) Në Kongres do të marrë pjesë dhe ish lideri historik i PS, Fatos Nano, rikthimi i të cilit mund përdoret për të ngritur moralin e socialistëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi te berisha kongresi i ps 23 mars pallati i kongreseve sali berisha denoncimi te berisha kongresi i ps 23 mars pallati i kongreseve sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2019, 12:18

Si dështuan tentativat për takimin Rama – Basha

E premtja i gjen në Tiranë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Drejtëzat e udhëtimeve të tyre në Europë rezultuan të kithëta. Nuk pati asnjë takim, me gjithë përpjekje...