Politike

Sot 27 vite më parë PD fitoi zgjedhjet e para pluraliste, Basha: Shqipëria po na thërret përsëri

22 Mars 2019, 11:46 Nga DOSJA
Sot 27 vite më parë PD fitoi zgjedhjet e para pluraliste, Basha:

TIRANË– 22 marsi 1992, njihet si dita kur demokratët, përmes votës, erdhën për herë të parë në pushtet, duke shënuar kështu zgjedhjet e para pluraliste. Kjo datë historike do të shënohej, si dita kur Shqipëria hodhi hapat e para drejt demokracisë.

Si sot 27 vite më parë, intelektualë, studentë, të rinj e të reja, njerëz të thjeshtë rrëzuan sistemin e asaj kohe duke u ngritur për të vendosur me votë një rend të ri.

Para se të arrihej tek vota, ishte periudha e viteve 1990-1991 e deri në 22 mars 1992, koha që u shoqërua me protestat e studentëve, të cilët kërkonin rrëzimin e diktaturës e të PPSH nga pushteti. Duke parë acarimin e situatës, Ramiz Alia shpalli zgjedhjet e para pluraliste më 1991.

Për ditën e sotme një reagim ka ardhur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili shkruan se udhëtimi 27-vjeçar drejt lirisë dhe Europës demokratike ka qenë i dhimbshëm dhe plot sakrifica.

Sot Shqipëria po na thërret përsëri sepse rruga jonë drejt lirisë dhe Europës është në udhëkryq! Është në dorën tonë ta përmbyllim atë duke ndërtuar edhe në Shqipëri sistemin e vlerave të vërteta europiane!,“-shkruan Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 22 mars 1992 lulzim basha pd zgjedhjet e para pluraliste 22 mars 1992 lulzim basha pd zgjedhjet e para pluraliste

Sondazh

Poll