Aktualitet

Mposhti koronavirusin, 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, po priste rezultatet e testit të dytë

1 Prill 2020, 10:03 Nga DOSJA
Mposhti koronavirusin, 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në

ITALI– Një lajm i hidhur vjen nga Italia ku një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë. Mësohet se i riu, i identifikuar si Luçjan Elezi, është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, sipas mediave italiane.

Elezi kishte qenë një nga të infektuarit me koronavirus dhe më pas i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor për t’u kuruar. 28-vjeçari po priste rezultatet e testit të dytë, pasi i pari e nxorri negativ, pas kurës dhe vijonte vetëizolimin në shtëpi.

Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e vdekjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se i riu ka pasur emboli pulmonare. Luçjan Elezi jetonte në Val di Fassa dhe punonte në ndërtim.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emboli pulmonare koronavirusi ne itali vdes lucjan elezi emboli pulmonare koronavirusi ne itali vdes lucjan elezi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2020, 09:39

Tiranë- Politikani dhe ish-deputeti Namik Dokle është shprehur së fundmi se të gjithë jemi të barabartë kur na prek virusi, por jemi tërësisht të pabarabartë në...

Aktualitet 1 Prill 2020, 08:23

SHQIPËRIA– Vendi ynë është zgjuar ditën e sotme mes reshjeve të dëborës, trashësia e të cilës ka arritur deri në 5 cm në qytet, ndërsa në zonat malore arri...