Aktualitet

1 Prill 2020, 08:23 Nga DOSJA

SHQIPËRIA– Vendi ynë është zgjuar ditën e sotme mes reshjeve të dëborës, trashësia e të cilës ka arritur deri në 5 cm në qytet, ndërsa në zonat malore arrin në 20 cm dhe motit me shi. Një dimër i dytë ka zbritur në Peshkopi, Shodë e Mirditë duke zbardhur të gjithë zonën. Nga reshjet e bardha të dëborës nuk ka shpëtuar as Kukësi, i cili është krejtësisht i zbardhur.

Por, përveç bukurisë që të japin këto pamje, dëbora ka shkatuar dëme të mëdha në bujqësi. Madjë në Rrëshen, nga ku është filmuar edhe videoja, ka shkatërruar shumë bimësi, përveç shegës.

Të gjithë bimët dhe pemët që kanë qenë në lulëzim, dëbora i ka prishur.

Reshjet e dëborës kanë hapur probleme edhe në bujqësi apo në bllokimin e qarkullimit rrugor. Rruga e Kombit, aktualisht është e mbushur nga dëbora, por aty ndodhen mjetet dhe borëpastrueset që po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë. Probleme ka gjithashtu edhe në me furnizimin e energjisë elektrike. Njësitë Administrative Ujmisht, Bushtrice, Gryke Çaje nuk ka energji elektrike, ndërsa grupet e OSHEE-së janë në terren për të bërë të mundur kthimin e situatës në normalitet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne rreshen debore ne shqiperi diber mirdite peshkopi rreshen debore ne rreshen debore ne shqiperi diber mirdite peshkopi rreshen

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2020, 07:17

Tiranë- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, mbërmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasili, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me Ermal Mamaqin, pasi ky ...