Aktualitet

Ndalohet 33-vjeçari në Elbasan, lëvizte i dehur me makinë/ Policia gjobit 111 këmbësorë, 20 shoferë, dhe 9 biznese që s

1 Prill 2020, 09:50 Nga DOSJA
Ndalohet 33-vjeçari në Elbasan, lëvizte i dehur me makinë/

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë sot përditësimin e të dhënave për të gjithë personat që kanë vazhduar të shkelin planin e masave që është vendosur nga qeveria. PSH bën me dije se një 33-vjeçar nga Elbasani është prangosur pasi është kapur duke i dhënë makinës i dehur. 20 shoferë të tjerë janë penalizuar me bllokim të mjetit dhe heqje të patentës. Ndërsa 111 këmbësorë janë gjobitur me 10 mijë lekë të reja, ndërsa 9 biznese që janë gjetur duke ushtruar aktivitetin pas orarit, kanë marrë gjobë 100 mijë lekë të reja.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Ndërkohë, në Elbasan është arrestuar në flagrancë shtetasi E. D., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.70 mg/l.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 111 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet levizja e kembesoreve policia e shtetit levizja e kembesoreve policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2020, 09:39

Tiranë- Politikani dhe ish-deputeti Namik Dokle është shprehur së fundmi se të gjithë jemi të barabartë kur na prek virusi, por jemi tërësisht të pabarabartë në...

Aktualitet 1 Prill 2020, 08:23

SHQIPËRIA– Vendi ynë është zgjuar ditën e sotme mes reshjeve të dëborës, trashësia e të cilës ka arritur deri në 5 cm në qytet, ndërsa në zonat malore arri...