Aktualitet

COVID-19/ 16 raste të reja dhe 15 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, 259 të infektuar në të gjithë vendin

1 Prill 2020, 09:30 Nga DOSJA

TIRANË- 16 raste të reja në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 259. Silva Bino, përfaqësuese e ISHP bëri përditësimin e të dhënave, ku sqaroi se ka një rritje të numrit të personave të testuar, ku nga 152 të dyshuar, 16 kanë rezultuar pozitiv. Mosha mesatare e të infektuarve COVID-19 është 50 vjeç. Bino dha edhe një lajm të mirë, kur tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

NJOFTIMI I MSH:

Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                 140 raste
– Durrës                  29 raste
– Lushnje                4 raste
– Elbasan                 5 raste
– Fier                       23 raste
– Kavajë                  5 raste
– Rrogozhinë        2 raste
– Korçë                    16 raste
– Vlorë                   5 raste
– Shkodër                8 raste
– Lezhë                   5 raste
– Berat                    1 rast
– Has                      2 raste
– Krujë                    5 raste
-Tropojë                4 raste
– Pukë                       3 raste
– Mirditë             2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2020, 08:23

SHQIPËRIA– Vendi ynë është zgjuar ditën e sotme mes reshjeve të dëborës, trashësia e të cilës ka arritur deri në 5 cm në qytet, ndërsa në zonat malore arri...

Aktualitet 1 Prill 2020, 07:17

Tiranë- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, mbërmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasili, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me Ermal Mamaqin, pasi ky ...