Aktualitet

1 Prill 2020, 09:39 Nga DOSJA

Tiranë- Politikani dhe ish-deputeti Namik Dokle është shprehur së fundmi se të gjithë jemi të barabartë kur na prek virusi, por jemi tërësisht të pabarabartë në luftën kundër tij. Ai thekson se njerëzve të pasur dhe të pushtetshëm iu bëhet menjëherë analiza, ndërsa qytetarët e thjeshtë vdesin nga temperatura dhe nuk arrijnë ta marrin vesh nëse ishin të infektuar apo jo. Dokle ka publikuar edhe reagim të një mjeke italiane, e cila E  tregon me shembuj këtë situatë.

Reagimi: 

TE GJITHE TE BARABARTE NDAJ KORONAVIRUSIT?-– MASHTRIM DHE HIPOKRIZI! Nder te paret qe foli per kete “barazi” ishte Bill Gates. Pas tij qindra dhe mijera te tjere, gjithfaresh, neper bote. Eshte mashtrim dhe hipokrizi. Te barabarte kur virusi na prek, por teresisht te pabarabarte ne luften kunder tij, ne kurim. Ja cfare shkruan nje mjeke ne Itali, nje nga mijera te tjere qe luftojne me Covid 19: Dybala- ka dyshim,- i behet testi Zingaretti- temperatura 35,- i behet testi Borrelli- pak pa pejf,- i behet testi Maldini- asimptomatik,- i behet testi Papa- ftohje e lehte,- i behet testi i bekuar Qytetari i thjeshte- temperatura 38,- presim Infermieri- temperature e larte,- telefonojne kur te vdes.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientw të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet namik dokle viktimat e covid ne shqiperi namik dokle viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2020, 08:23

SHQIPËRIA– Vendi ynë është zgjuar ditën e sotme mes reshjeve të dëborës, trashësia e të cilës ka arritur deri në 5 cm në qytet, ndërsa në zonat malore arri...