COVID-19/ 15 viktima dhe 259 të infektuar, shkon në 67 numri i të shëruarve, virusi godet moshën 50-vjeçare
SHQIPËRI- 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 259 të tjerë janë infektuar nga Covid-19, në vendin tonë. Bilanci i viktimave u rëndua pasditen e djeshme pasi dy të infektuar që ndodheshin në intubim, humbën jetën. I pari, një 77-vjeçar nga Kavaja, me inicialet I. B., i cili pësoi infarkt miokardi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje si: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake. Përveç tij, ka ndërruar jetë edhe 69-vjeçari me iniciale R. P nga Hasi. Ai trajtohej prej 8 ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar).

Lajmi i mirë është që numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 67, pasi mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama njoftoi se janë shëruar edhe 15 persona të tjerë. Harta e të prekurve nga COVID-është zgjeruar në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste.
Silva Bino, përfaqësuese e ISHP teksa bëri publike të dhënat ditën e sotme, bëri me dije se mosha mesatare e të infektuarve në Shqipëri është 50 vjeç.
Po kështu, shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre. Çdo qytetarët që do të bëjë pazar, duhet të njoftojë autoritetet një ditë para dhe pas marrjes së autorizimit mund të dalë nga banesa. Lejohet një vetëm një person në familje të bëjë pazar dhe orari i lejuar është vetëm 1 orë në ditë.
(J.V/F.M/F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
ME VIDEO/ Veshur me xhup ushtarak, si u vu në pranga i rrezikshmi me dy emra, në mesnatë i rrethuan banesën në fshat
LEZHË– Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit të Artur Jakupit. 40-vjeçari nga Lezha, i veshur me një xhup ushtarak është vënë në pranga...
I shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për disa vepra penale, arrestohet i rrezikshmi nga Lezha (Emri)
LEZHË– Artur Jakupi, 40 vjeç dhe banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë sot në pranga. Jakupi, alias Artur Zh., ës...
“Një javë me temperaturë në Tiranë”/ Covid-19 i mori jetën inxhinierit shqiptar në Itali, gruaja: Dyshojmë se u infe
Tiranë- Pak ditë më parë në emisionin e mëngjesit këtu në Abc News, Sonila Alushi tha se kishte të dhëna për të paktën 9 shqiptarë që nuk ia kanë dalë në luftën...
“Dua gjyq të hapur si Fidel Castro, më dënoni e më bëni hero por s’më mbyllni dot gojën”, u mor nën he
TIRANË– Analisti Olsi Jazexhi, i cili një natë më parë u mor nënëhetim nga Anti-terrorri bashkë me nëntë persona të tjerë është marrë nën hetim për përhapj...
Shpërndarin kokainë dhe heroinë, arrestohen 3 persona në Durrës, iu sekuestrohen 5 milionë lekë (EMRAT)
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, Elio Çibuku 28 vjeç, Fabio Karaboja 20 vjeç dhe vajzën me iniciale M. M, 20 vjeçe...
Rama dhe ministrat do të marrin gjysmë page për 3 muaj, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare
Tiranë- COVID-19 ‘ndëshkon’ Ramën dhe gjithë kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, për një periudhë tremujore, do të marrin gjysmën e p...
Shkencëtarja shqiptare, Detina Zalli jep lajmin e mirë: COVID-19 nuk ndryshon kodin gjenetik
Tiranë- Detina Zalli, pedagogia shqiptare në “Oxford”, në emisonin “Opinion” është shprehur se një studim i fundit ka treguar se COVID-19 nuk ...
“Lajm i mirë”, Rama tregon gjendjen e pacientëve të infektuar: 15 të shëruar sot!
Tiranë- Kryeministri Edi Rama, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka dhënë lajmin se 15 persona të tjerë, kanë fituar betejën me COVID-19. “Lajm i mirë, 15 të...