Bota

Shkon në 392 numri i të infektuarve me covid-19 në Maqedoni, ministri Filipçe: Vendi më i prekur është Kumanova

31 Mars 2020, 20:15 Nga DOSJA
Shkon në 392 numri i të infektuarve me covid-19 në Maqedoni,

MAQEDONI– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp ka thënë se deri më tani kanë shënuar 392 raste të prekura me koronavirus. Ai ka thënë se 54 pacientë janë të shtruar në Klinikën e Infektologjisë, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 20 të tjerë marrin frymë me ventilator.

Sipas ministrit, vendi më i prekur është Kumanova, por gjendja është në kontroll dhe se autoritetet po bëjnë testime. Ndërkohë që deri më tani në Maqedoni janë shënuar 9 viktima.

Në rang global janë regjistruar mbi 40 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,269 persona kanë ndërruar jetë. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Ndërsa në Kosovë numri të infektuarëve me koronavirus ka shkuar në 112.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedoni koronavirusi ne maqedoni

Sondazh

Poll