Bota

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Londër. Vdes 13-vjeçari pa probleme të tjera shëndetësore

31 Mars 2020, 18:54 Nga DOSJA
Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Londër. Vdes

LONDËR– Një nxënës 13-vjeçar, është bërë viktima më e re e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Mësohet se ai nuk kishte  probleme shëndetësore, ndërkohë bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë në  spitalin Kings College, mëngjesin e ditës se djeshme, pasi ishte vendosur në koma.

Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, fatkeqësisht ka vdekur pa pasur asnjë anëtar të familjes, pasi nuk u lejuan të futeshin brenda për shkak se rrezikoheshin te infektoheshin me kornavirus.

Një anëtar i familjes ka bërë me dije se disa javë më parë kishte humbur jetën nga kanceri dhe kryefamiljari, ndërsa për Ismailin thanë se simptomat e para ishin problemet me frymëmarrjen.

“Ai u vendos në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome të shkaktuar, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Për njohuritë tona ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore. Ne jemi përtej shkatërruar“.- ka thënë familjari.

Burimi: Mirror

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne mbreterine e bashkuar koronavirusi ne mbreterine e bashkuar

Sondazh

Poll