Bota

Me mamin në një shtëpi por të distancuar, emocionon balerini shqiptar në Itali: Vëllain e kam 5 minuta larg, por…

31 Mars 2020, 19:16 Nga DOSJA
Me mamin në një shtëpi por të distancuar, emocionon balerini

Ndonëse jetojnë në një shtëpi, ata ende mundohen të ruajnë distancat mes njëri tjetrit. Kjo është historia e balerinit shqiptar në Brescia të Italisë, Leon Cino, i cili edhe në shtëpi ruan distancën me të ëmën.

“Jetoj afër Brescia-s. Atëherë situata është shumw delikate. Jemi tw mbyllur prej një muaji. Dëgjohen ambulanca çdo 10 minuta. Jemi në një qytet ku situata është delikate. Kam vëllain 5 minuta larg dhe nuk na lejohet te shihemi, të takohemi. Unë jam duke jetuar me mamanë time dhe gjatw gjithë kohës jam duke jetuar tw distancuar,” u shpreh Leoni.

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Leoni komentoi gjithashtu edhe mbërritjen e 30 mjekëve shqiptarë në Itali.
“M’u bë shumë qejfi dhe jam krenar për dërgimin e mjekëve dhe u ndjeva shumë krenar. Mediat këtu flasin shumë mirë dhe me pozitivitet dhe miqtë më bënë shumë komplimenta”,- përfundoi ai.

(K.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi leon cino koronavirusi leon cino

Sondazh

Poll