Bota

Bilanc tragjik në Francë. 499 persona humbin jetën brenda 24 orëve nga COVID-19

31 Mars 2020, 18:37 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Francë. 499 persona humbin jetën brenda 24

FRANCË- Edhe Franca është një nga vendet e prekura nga koroavirusi ku numri i viktimave po rritet ndjeshëm. Mësohet se vetëm gjatë 24 orëve janë shënuar 499 viktima duke e çuar në 3523 numrin e të vdekurve.

Ndërsa brenda ditës janë regjistruar 7578, të infektuar me koronavirus dhe numri total ka shkuar në 52.128.

Deri më tani janë shëruar 7927 persona, ndërkohë që 5056 pacientë janë në spital në gjendje kritike.

Në rang global janë regjistruar mbi 40 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,269 persona kanë ndërruar jetë. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi; dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll