Bota

Shënohen edhe katër raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shkon në 112 numri i të infektuarëve 

31 Mars 2020, 19:46 Nga DOSJA
Shënohen edhe katër raste të reja me Covid-19 në

KOSOVË– Në Kosovë janë identifikuar edhe katër raste të prekura nga Covid-19 duke e çuar numrin total të të infektuarve në 112.

Kjo është bërë me dije nga njoftimi iInstituti iShëndetit Publik në Kosovë, ku thuhet se rastet e prekura janë 2 banues në Mitrovic, 1 në Malishevë dhe një në Vushtri.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

“Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) +prej tyre kanë rezultuar pozitive. Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.
Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve.”

Në rang global janë regjistruar mbi 40 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,269 persona kanë ndërruar jetë. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll