Aktualitet

Kishin bërë postime të dyshimta në Facebook, Anti-terrori dërgon për hetim 10 persona

31 Mars 2020, 19:12 Nga DOSJA
Kishin bërë postime të dyshimta në Facebook, Anti-terrori

TIRANË- Policia e Shtetit, më saktësisht njësia e Anti-Terrorit ka dërguar sot në Prokurori për hetime të mëtejshme 10 qytetarë të cilët kanë bërë deklarime të gabuara në rrejtet sociale.

Lajmi është bërë publik nga gazetarja Anila Hoxha, gjatë një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel. 


Siç tha dhe Hoxha, këta pesona kanë bërë postime të ndryshme gjatë situatës së COVID-19 dhe që bien ndesh me ligjet. “Koronavirusi nuk është një virus por është një armë biologjike. Bota do futet në krizë dhe sidomos Europa. Njerëzit do vjedhin për pak bukë”- ishte një pjesë nga mesazhet panik hapëse të bëra nga 10 personat në rrjetet sociale.

Policia ka dyshime të forta për këta pesona dhe ndaj ka nisur një hetim dhe tashmë dosja është në prokurori.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha anti-terrori masat kunder covid 19 anila hoxha anti-terrori masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 18:08

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qetësuar nxënës e studentë por edhe vetë prindërit e tyre se përkundër pandemisë nuk rrezikojnë djegien e këti...

Aktualitet 31 Mars 2020, 17:51

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri për matës...