Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Edhe dy pacientë me COVID-19 kanë ndërruar jetë

31 Mars 2020, 16:23 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë: Edhe dy pacientë me COVID-19

TIRANË- Numri i viktimave të COVID-19 ka shkuar në 15. Në një njoftim për mediat Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se sot pasidte kanë dërruar jetë dhe dy pacientë të tjerë që ishin të intubuar në ditët e fundit. 

Sipas njoftimit bëhet me dije se të dy pacientët kishin sëmundje të tjera shoqëruese si: diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake dhe një rej tyre ka pësuar infakt miokardi

NJOFTIMI I PLOTË

15 viktima të prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19. Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll