Aktualitet

Ambasada greke sqaron emigrantët shqiptarë: Mund të vini në Shqipëri, u janë zgjatur lejet e qëndrimit

31 Mars 2020, 17:13 Nga DOSJA
Ambasada greke sqaron emigrantët shqiptarë: Mund të vini në

TIRANË– Ambasada e Greqisë në Tiranë, ka reaguar sot pas ankesave nga emigrantë shqiptarë që janë bllokuar në vendin fqinj nga situata e COVID-19. Në një reagim në mediat sociale ambasada sqaron se autoritetet greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve shqiptarë që duan të vijnë në Shqipëri

Ambasada greke shton se janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brenda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme.

“Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë Shqiptarë të cilët dëshërojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme”, shkruhet në njoftim.

Kujfitjë me Greqinë prej ditësh janë mbyllur dhe lejohen të kalojnë vetëm këmbësorë. Por sot një emigrant ka bërë me dije se ai është gjobitur me 1200 euro sepse kishte qëndruar me shumë se 90 ditë në Greqi për shkak të COVID-19. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama shkruan se asnjë nuk do penalizohet dhe u bënë thirrje të gjithëve që të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasa greke ne shqiperi emigrantet e bllokuar masat kunder covid 19 ambasa greke ne shqiperi emigrantet e bllokuar masat kunder covid 19

Sondazh

Poll