Aktualitet

Mjeku Ismaili në Itali/ Flet e bija: Babai është pompist, nuk është turp të bësh punë të tjera

31 Mars 2020, 17:56 Nga DOSJA

TIRANË– Dosja.al publikoi sot lajmin se një nga infermierët e dërguar në Itali. Qazim Ismaili ka punuar si pompist në një karburant në Vlorë. Menjëherë pas publikimit të lajmit filluan edhe kundërpërgjigjet, një prej tyre ka ardhur edhe nga vajza e tij. 

E kontaktuar nga portali “JOQ Albania”, e bija e Ismailit ka publikuar notat e shkollës të së atit dhe certifikatat që ai ka marrë gjatë periudhës që pretendon se ka punuar në profesion. Ajo shton se i ati ka kaluar me sukses edhe provimin që u është bërë ekipit shqiptar në Itali dhe po pret që të nisë punën. 

“Nuk kam arsye për të qënë anonim. Jam Artjola Ismaili, vajza e Qazim Ismailit, mjekut që shkoi në Itali për të cilat qarkullojnë edhe shumë lajme. Këtu në Shqipëri janë zakon keqinterpretimet e çdolloj lajmi apo fjalimi. Dhe do të doja të sqaroja të gjithë këto lajme që më vjen me të vërtetë neveri. Po babi im ka punuar pompist, e vërtetë, e çdo të të thotë kjo??? Edhe nëj përgjegjes për një periudhë mund të jetë pjatalarës, nuk është turp që të punosh, e sidomos për të siguruar të ardhurat e familjes. E kjo nuk tregon që babi im nuk është mjek, boll me këto lajme. Babi im ka bërë shkollën për mjekësi, ka lejen e mjekut, ka kaluar edhe provimin në Itali për të filluar punën ndershmërisht sot atje. Janë të gjitha të dokumentuara edhe për eksperiencën e punës disa-vjeçare në Itali, si dhe tek spitali nr.2 në Shqipëri. Për faktin se unë isha e vogël dhe kisha nevojë për një operacion në zemër, u detyrua që të linte punën dhe të kthehej për mua,-sqaron ajo. 

E vetmja lidhje që Ismaili ka me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali u përshëndet nga i gjithë populli dhe autoritetet italiane. Pa dashur të fikim të parët “qirinjtë e tortës”, nisur nga rasti i Ismailit, por edhe nga deklarata e drejtorit të spitalit të Breshias i cili tha dje se ata ende nuk janë gati për punë, pa kaluar njëherë në testim, jemi ende kuriozë të dimë se cila do të jetë përgjigjia e autoriteteve shqiptare, kur italianët të shohin CV-në e Ismailit. Kushedi, ndoshta edhe në Breshia kanë nevojë për pompist…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket shqiptare ne itali qazim ismaili mjeket shqiptare ne itali qazim ismaili

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 17:51

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri për matës...