Aktualitet

Tjetër LAJM I MIRË nga Infektivi, shërohen 5 pacientë me koronavirus, 2 ishin në gjendje të rëndë

31 Mars 2020, 18:51 Nga DOSJA
Tjetër LAJM I MIRË nga Infektivi, shërohen 5 pacientë me

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se edhe 5 pacientë të tjerë, nga Tirana, Fier dhe Kavaja janë shëruar nga koronavirusit. Sipas saj, të gjithë kanë qënë për më shumë se 2 javë në spitalin Infektiv, madje 2 prej tyre kanë qënë në gjendje të rëndë, megjithatë ia kanë dalë që të shpëtojnë.

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga covid-19. Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi. Deri tani 52 të shëruar,”-shkruan ministrja. 

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 18:08

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qetësuar nxënës e studentë por edhe vetë prindërit e tyre se përkundër pandemisë nuk rrezikojnë djegien e këti...

Aktualitet 31 Mars 2020, 17:51

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri për matës...