Aktualitet

“Nuk kemi shumë kohë për intervista”, mjeku që shkoi në Itali i ankohet ministres, Manastrliu: Tani duhet luftuar, s’

31 Mars 2020, 15:37 Nga DOSJA
“Nuk kemi shumë kohë për intervista”, mjeku që

TIRANË- Mjeku Ermal Pashaj që ka shkuar bashkë me 29 kolegë në Itali për të ndihmuar në përballimin e luftës kundër COVID-19 është shprehur se media këto ditë po i ‘bezdis’ shumë, pasi ata vërtetë duan të shprehen, por nuk kanë shumë kohë. Ai ia tha ministres Manastrilu këtë shqetësim, nga e cila mori përgjigjet se tashmë është koha për punë e jo për fjalë.

Mjeku Pashaj: Kemi një kërkesë. Do kemi një kërkesë elegante që mediat të na kuptojnë që nuk kemi shumë kohë, patjetër që mund të na shërbejë ai komunikim, por ne nuk kemi shumë kohë tani, pasi kemi ardhur për një mision. Ne duhet të përqendrohemi tek kjo punë për të cilën kemi ardhur.

Manastirliu: Ka një kohë për të punuar dhe për të luftuar, një kohë tjetër pastaj për të ndarë eksperiencën dhe kjo është koha për të luftuar dhe kush lufton nuk e ka mendjen te fjalët, por e ka mendjen te puna.

Ministrja Manastirliu komunikon me mjekët që kanë shkuar me mision humanitar në itali. Ministrja u tha se ata janë krenaria e Shqipërisë dhe duhet të kujdesen për vetën. Mjekët kanë treguar se kanë nisur punë, ndërsa infermierët ende s’janë angazhuar në spital.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal pashaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu ermal pashaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 13:52

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, ish-banori i Big Br...