Politike

Plani ekonomik i qeverisë, PD: Kompensimi për biznesin e vogël i papërfillshëm në raport me shpenzimet

31 Mars 2020, 16:11 Nga DOSJA
Plani ekonomik i qeverisë, PD: Kompensimi për biznesin e vogël i

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot për planin ekonomik të qeverisë, ku shprehet se kompensimi që do marrë biznesi i vogël ëshë i papërfshillshëm në raport me shpenzimet reale. Zyrtarja e PD ka publikuar dhe një tabelë, ku shkruan se ato janë shifat reale që një biznes duhet të paguajë në muaj.Shumica e bizneseve të vogla, 70 mijë të tilla, janë PËRJASHTUAR nga çdo lloj ndihme!”, shton më tej ajo.

Nuk mund të mbahen te vetëpunësuarit e vegjel me fjalë dhe me thërrime! A i mjaftojnë 26 mijë lekë në muaj për një të vetëpunësuar që të mbajë biznesin hapur??? Lexojeni përgjigjen më poshtë te tabela e kostove që ka një biznes i vogël: Vetëm për të paguar qiranë, dritat, ujë, paga, sigurime, taksat vendore dhe ato qendrore i duhen 256 mijë lekë në muaj. Pra, qeveria do t’i kompensojë të vetëpunësuarit me një vlerë  të papërfillshme në raport me shpenzimet.  Vlera prej 14 mln lekësh që ka parashikuar qeveria, me një pagesë prej 26 mijë lekë/muaj për 30 mijë të vetëpunësuar, është e pamjaftueshme. Ata që do të përfitojnë nga kjo vlerë nuk mund të paguajnë as detyrimet ndaj qeverisë. Pa u mbetur asgjë për veten e tyre në fund të muajit.

Dhe nga kjo pagesë do të mund të përfitojnë VETËM 1 në 3 biznese të vogla! Shumica e bizneseve të vogla, 70 mijë të tilla, janë PËRJASHTUAR nga çdo lloj ndihme! Kur vendet fqinje kanë disbursuar miliona, qeveria shqiptare duhet të ndalë menjëherë pagesën prej 120 mln eurosh për oligarkët, të ndalë tenderat abuzivë dhe të pakuptimtë për këtë gjendje që ndodhemi. Çdo qindarkë duhet të shkojë për shëndetin, për qytetarët pa të ardhura dhe bizneset që rrezikojnë falimentimin në masë. Koha nuk pret.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike biznesi i vogel jorida tabaku masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin biznesi i vogel jorida tabaku masat kunder covid 19 plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll