Politike

COVID-19/Basha kërkon rritjen e testimeve: Të rishikohet akti normativ për pagat e luftës, nevojat minimale të qytetarëve

31 Mars 2020, 10:18 Nga DOSJA
COVID-19/Basha kërkon rritjen e testimeve: Të rishikohet akti normativ

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje për transparencë nga ana e qeverisë në lihdje me masat e marra në kohën që Shqipëria po përballet me Covid-19. Në një konferencë online me gazetarët, Basha tha se qytetarët duhet të kenë siguri absolute për nevojat minimale të jetës, dhe se sipas nuk ka rrugë tjetër për ta bërë këtë përveçse injektimit të parave tek familjet e varfëra dhe tek biznesi i vogël, apo shtyrjen e detyrimeve. Kreu i selisë blu bëri thirrje për rishikimin tëplatformës së qeverisë që është prezantuar në lidhje me pagesat e luftës që duhet të shpërndahen. Basha tha se akti normativ duhet të rishikohet.

Ai bëri dhe thirrje për mos abuzimin e fondeve ne lidhje me hapjen e tenderave. Sipas Bashës duhet të rritet testimi dhe mjekët, administrata, efektivët dhe Forcat e Armatosura duhet të bëjnë në mënyrë urgjente testet.

Pjesë nga fjala e Bashës

Dua ta nis me një mesazh për qytetarët. E di që po kaloni kohë të vështira, po mbushet java e tretë e një regjimi të paprecedentë në jetët tona dhe për shumicën prej jush kjo ka sjellë jo vetëm kufizimin e lëvizjes por dhe rritjen e pasigurisë, rënien e të ardhurave. Për qindra mijëra prej jush ka sjellë mbylljen e biznesit, ku keni qenë të punësuar apo të vetëpunësuar, në fund të marsit, në fund të muajit ka sjellë pikëpyetje të mëdha për të ardhurat tuaja dhe për mënyrën sesi do të vazhdojmë përpara. Së pari, dua t’ju falenderoj nga zemra për gjithë sakrificën që keni bërë në këto tre javë, e cila pa pikë diskutimi ka qenë e nevojshme e domosdoshme, por po kështu është një sakrificë e cila ka dhënë rezultatet. Falë sakrificës tuaj, falë masave të distanicimit social që i keni zbatuar me vetëdije të plotë Shqipëria ia ka dalë që në këto tre javë të mbajë nën kontroll në mënyrë optimale kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht, e cila është më e ulët sesa numri real i infeksionieve, por megjithatë, ajo që është më e rëndësishme punën më të madhe dhe barrën më tëmadhe e kanë mbajtur qytetarët, e keni mbajtur ju dhe për këtë dua t’ju falenderoj nga zemra. Siç e dini gjatë gjithë kohës ne si PD, opozitë dhe unë kemi kërkuar zyrtartisht që masave kufizuese t’i bashkëngjisim edhe masa lehtësuese.

Së pari, për ata që janë më shumë në nevojë edhe para shpërthimit të epidemisë. Së dyti, për të gjithë ata që janë prekur nga masat shtrenguese në xhepat e tyre, në arkën e tyre, në të ardhurat e tyre. Së treti, po kështu për sipërmarrjet, biznesin e vogël, fermerët dhe punëdhënësit e mëdhenj të cilët jaën gjendur në vështirësi të paparishikueshme në mënyrë që kjo krizë pandemike, që ka ndikim në krizën ekonomi, të mund të menaxhohet brenda mundësive, por edhe brenda kërkesave dhe nevojave të popullsisë dhe kategorive në nevojë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll