Politike

Ka qenë punëtor karbuanti? LSI pyet Ramën: Si është e vërteta, mashtrimi është i dënueshëm

31 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
Ka qenë punëtor karbuanti? LSI pyet Ramën: Si është e

TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar pas lajmit të Dosja.al se një prej mjekëve e nisur për të ndihmuar Italinë ka qenë punonjës në një karburant në Vorë. Në një reagim në Facebook, zëvendëskryetari i LSI shkruan se Kryeministri duhet të japë shpjegime për këtë gjë dhe të tregojë si qëndron e vërteta. “Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm, por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim e njëmijë herë poshtërsi!”, shton Rama.

REAGIMI I PLOTË

Pa koment, pa politikë: Fisnikëri e përbaltur prej mashtrimit, apo baltë mbi një akt fisnikërie? Zoti Kryeministër, ju e keni për detyrë të thoni si është e vërteta! Në disa portale janë publikuar lajme, sipas të cilave, në përbërje të grupit të mjekëve dhe infermierëve që shkuan për t’iu bërë krah Italisë mike në këtë kohë të vështirë prej pandemisë së koronavirusit, janë përfshirë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mjekësinë!

Madje thuhet se njëri ndër ta, i quajtur Qazim Ismaili, paska qenë punëtor në një pikë karburanti në Vorë deri dy ditë përpara se të nisej për në Itali! Cila është e vërteta zoti Kryeministër? Mashtrimi në çdo kohë është i dënueshëm, por mashtrimi kur tjetri është në hall dhe fatkeqësi është dy herë krim e njëmijë herë poshtërsi! Ndaj duhet, e përsëris, duhet të thoni cila është e vërteta! Jemi përpara fisnikërisë së përbaltur prej mashtrimit qeveritar, apo përballë përbaltjes mbi një akt fisnikërie e solidariteti shqiptar? Cila është e vërteta zoti Kryeministër?!… Shqiptarët duhet ta dinë.

E vetmja lidhje që Ismaili ka me mjekësinë është një kurs disa javor për fizioterapi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali u përshëndet nga i gjithë populli dhe autoritetet italiane. Pa dashur të fikim të parët “qirinjtë e tortës”, nisur nga rasti i Ismailit, por edhe nga deklarata e drejtorit të spitalit të Breshias i cili tha dje se ata ende nuk janë gati për punë, pa kaluar njëherë në testim, jemi ende kuriozë të dimë se cila do të jetë përgjigjia e autoriteteve shqiptare, kur italianët të shohin CV-në e Ismailit. Kushedi, ndoshta edhe në Breshia kanë nevojë për pompist…

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luan rama mjeket shqiptare ne itali mjeku pompist ne itali qazim ismaili edi rama luan rama mjeket shqiptare ne itali mjeku pompist ne itali qazim ismaili

Sondazh

Poll