Politike

Soreca takon Bashën virtualisht dhe shprehet i kënaqur: Biseduam për ndihmën e BE… (Po Berisha?)

31 Mars 2020, 14:33 Nga DOSJA
Soreca takon Bashën virtualisht dhe shprehet i kënaqur: Biseduam

TIRANË- Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri dhe Lulzim Basha, kreu i PD, duket se kanë ëbrë sërish paqe. Sot ata kanë zhvilluar një bisedë virtuale, të kushtëzuar dhe nga situata er COVID-19, ku kanë folur për hapjen e negocitave të Shqipërisë për të hyrë në BE. Soreca në një reagim në mediat sociale shkruan se ka pasur një bisedë të mirë me Bashën dhe opozita duhet të monitorojë plotësimin e kushteve të qeverisë për hyrjen në BE.

Bisedë e frytshme sot me Lulzim Bashën mbi bisedimet e pranimit pas vendimit të javës së kaluar të #KeshillitEvropian. Njohëm rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër dhe u pajtuam se ato duhet të vazhdojnë duke pasur parasysh Konferencën e parë Ndërqeveritare. Kjo përpjekje e tërë shoqërisë do të ketë nevojë për bashkëpunimin dhe monitorimin e opozitës. Ne gjithashtu folëm për mbështetjen e #BE-së ?? për #Shqipërinë ?? në luftën e vazhdueshme kundër #COVID19 dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar,” shkruan ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca në Twitter.

Por pak ditë më parë, Soreca publikoi bisedën e Bashës me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Vaferlei dhe më pas e fshiu atë. Për këtë reagoi, Sali Berisha, cili hodhi akuza të rënda kundër ambasadorit. Por duket se Soreca e Basha janë sqaruar për këtë gjendje që ka ndodhur pak ditë më parë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca lulzim basha ndihma e be per covid-19 sali berisha takimi basha soreca luigi soreca lulzim basha ndihma e be per covid-19 sali berisha takimi basha soreca

Sondazh

Poll