Politike

Rama njoftim me rëndësi për emigrantët e bllokuar në Greqi: Nuk do penalizoheni, qëndroni pa lëvizur

31 Mars 2020, 15:47 Nga DOSJA
Rama njoftim me rëndësi për emigrantët e bllokuar në

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot të gjithë emigrantëtqë janë bllokuar në Greqi dhe kanë leje qëndrimi vetëm për 90 ditë se ata nuk do penalizohen nga qeveria greke. Sipas Ramës kufijtë jnaë mbyllur nga koronavirusi dhe të gjithë ata që janë në Greqi të bllokuar duhet të qëndrojnë pa lëvizur.

“? MIQ QË JENI NË GREQI ME LEJE 90 DITORE! QEVERIA GREKE NUK DO T’JU PENALIZOJË PËR SHKELJE TË PAVULLNETSHME TË AFATIT SI PASOJË E MBYLLJES SË KUFIRIT! KUFIRI ËSHTË I MBYLLUR PRANDAJ QËNDRONI PA LËVIZUR, MBRONI VETEN DHE FAMILJET TUAJA?”, shkruan Rama. 

Por edhe pse kreu i qeverisë shprehet se asnjë nuk do penalizohet një emigrant tregon të kundërtën. Alfred Kukaj që është kthyer sot nga Greqia, shprehet se Dogana grekei i ka vënë atij një gjobë prej 1200 Euro pasi ka ndenjur më shumë se 90 ditë në vendin fqinj si pasojë e situatës së COVID-19. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama emigrantët në greqi masat kunder covid 19 shqiptaret e bllokuar jashte edi rama emigrantët në greqi masat kunder covid 19 shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll