Politike

TË DHËNAT: Rama publikon kurbën e koronavirusit në botë, ja ku renditet Shqipëria: Me ndihmën e Zotit ne do t’ja dalim

31 Mars 2020, 13:36 Nga DOSJA
TË DHËNAT: Rama publikon kurbën e koronavirusit në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e kurbës së përhapjes së koronavirusit në Europë dhe në botë, ku nuk mungonte as ajo e Shqipërisë.

Kurbë më të ulët se Shqipëria, ka vetëm Kosova, Japonia dhe Singaporti, ndërsa gjithë vendet e tjera kanë pësuar rritje.

“Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes,”-shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll