Politike

Kamionët nga Kosova të bllokuar në Serbi, Rama i lutet serbisht Vuçiçit: Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull

31 Mars 2020, 15:16 Nga DOSJA
Kamionët nga Kosova të bllokuar në Serbi, Rama i lutet serbisht

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është drejtuar në serbisht presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit për të lejuar që të kalojnë kamionët nga Kosova, të cilët kanë mbetur të bllokuar në kufi prej 24 orësh.

Me anë të disa postimeve në Twitter, disa prej tyre në serbisht, kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar lirimin e kamionëve në mënyrë që Ballkani të jetë shembull solidariteti në botë në luftën kundër koronavirusit. Sipas Ramës, luftën kundër pandemisë që ka ‘gjynjëzuar’ botën mund të fitojmë vetëm nëse jemi të bashkuar dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. 

“Vetëm me solidaritet pa kufi dhe dhembshuri për njerëzit mund dhe do të mposhtim një armik të përbashkët. Z. President, ju lutemi hiqni pengesat për kamionët nga Kosova. Le të jetë fqinjësia jonë një shembull i solidaritetit shumë të nevojshëm për të fituar këtë luftë! Kamionët nga Kosova kanë 24 orë të bllokuar në kufirin e Serbisë! Në luftë kundër një armiku të përbashkët që nuk di për kufij, duhet të fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin. Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën,”-shkruan Rama.

Prej më shumë se një ditë, disa kamionë me mallra të Kosovës kanë mbetur të bllokuar në doganën serbe pasi autoritetet vendase nuk i lejojnë që të kalojnë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama kamionet e kosoves ne serbi koronavirusi ne bote aleksander vucic edi rama kamionet e kosoves ne serbi koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll