Bota

Mbi 300 të ftuar në dasëm, Kosova rrezikon ‘bombën’ e përhapjes masive të koronavirusit

31 Mars 2020, 10:01 Nga DOSJA
Mbi 300 të ftuar në dasëm, Kosova rrezikon

KOSOVË– Kur çdo vend është izoluar për shkak të koronavirusit, në Kosovë duket se ende vijojnë që njerëzit të mblidhen në grupe të madhe  sikur të mos ketë  ndodhur asgjë.

Së fundmi 3 serbë të Kosovës janë infektuar nga koronavirusi, dy në veri të vendit dhe 1 në komunën e Lipjanit, mes tyre është një 43-vjeçar nga Mitrovica.

Por autoritete janë frikësuar se infektimi i këtyre personave mund të përhap masivisht koronavirusin, për shkak të injorimit të ndalimit të qëndrimit të njerëzve në  grupe të mëdha. Ky lajm është bërë me dije gazeta serbe “Novosti”, ku ka bërë publike deklaratën e Milan Ivanoviçit, një nga përfaqësuesit e spitalit në Mitrovicë.

Ky i fundit është shprehur se dyshohet që ky 43-vjeçar ishte infektuar në një dasmë dy javë më parë, në një restorant në Zveçan.

“Në dasmë kanë qenë më shumë se 300 të ftuar, midis të cilëve edhe një grua nga Kragujevci, që kishte qenë e infektuar. Tani duhet hulumtuar se kush ka qenë në këtë dasmë dhe të testohen të gjitha rastet e dyshimta. Derisa të mos mbërrijnë rezultatet, të gjithë duhet të vihen në vetëizolim.”- ka deklaruar Ivanoviçi.

Ndërkohë nga mediat kosovare mësohet se pacienti nga Mitrovica kishte shkuar vetë tek mjeku, për shkak se temperatura i ishte rritur, ku më pas është shtruar në spitalin e Infektivit në Mitrovicë. Pas nënshtrimit të testit, ai ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll