Bota

Fshati italian nuk është prekur nga koronavirusi, “Uji i bekuar” që shëroi ushtarët e Bonapartit

31 Mars 2020, 09:37 Nga DOSJA
Fshati italian nuk është prekur nga koronavirusi, “Uji i

ITALI– Montaldo Torinezja shtrihet rreth 19 km nga Torino, kryeqyteti rajonal ku nga e shtuna, 3.658 persona ishin infektuar nga COVID-19. Përtej Piemonte, rajoni i katërt i prekur më keq në Itali, pati 8.206 raste prej të dielën.

Uji nga pusi në Montaldo Torinese, një fshat me 720 banorë, besohet se ka ndihmuar trupat e Napoleonit, të cilët kishin ngritur kampin në fshat në qershor të vitit 1800 para një beteje në Marengo.

Sipas traditës, gjeneralët e Napoleonit ishin të sëmurë nga pneumonia. Dhe falë ajrit të pastër dhe fshatit të pa prekur, por edhe këtij pusi, ato u shëruan. Gjatë asaj periudhe, uji me siguri ka ndihmuar. Por sot, pusi është mbyllur dhe uji i tij përdoret vetëm për të ujitur fushat. Ju nuk mund të pini më prej tij.“- tha Sergio Gaiotti, kryetari i Montaldo Torinezes, për Guardian.

Napoleoni dhe trupat e tij shkuan për të fituar betejën kundër forcave austriake në Marengo.

Ndër të tjera ai tha se në këtë fshat nuk ka as fabrika apo uzina që mund të ndotin ambientin, por ky komunitet ka në përgjithësi artizanë.

“Pothuajse nuk ka ndonjë industri këtu, ajo përbëhet kryesisht nga artizanë. Që nga fillimi, unë vendosa njoftime në kutitë postare të njerëzve ku rendita rregullat që duhej të bënin për të qëndruar të sigurt nga virusi, të tilla si larja e duarve rregullisht dhe shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë, po më pas e postova edhe në faqen tonë zyrtare të internetit. Ne ishim qyteti i parë në zonë që shpërndanim maska?? Për të gjitha familjet, dhe ne akoma po shpërndajmë maska ?”- tha Sergio Gaiotti.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi ne itali montaldo torinese torino ushtarët e bonapartit covid-19 koronavirusi ne itali montaldo torinese torino ushtarët e bonapartit

Sondazh

Poll