Bota

Gjigandi farmaceutik Novartis i vë vulën: Hidroksiklorokina shpresa më e mirë për të luftuar Covid-19. Konfirmon efektivit

31 Mars 2020, 09:35 Nga DOSJA
Gjigandi farmaceutik Novartis i vë vulën: Hidroksiklorokina shpresa

ZVICËR– Gjigandi farmaceutik zviceran Novartis beson se ilaçi anti-malarie, hidroksiklorokina ofron një nga shpresat më të mira për të luftuar koronavirusin dhe ka dhuruar 130 milion doza si pjesë e përgjigjes pandemike.

“Studimet para-klinike te kafshët, si dhe të dhënat e para nga studimet klinike tregojnë se hidroksiklorokina vret koronavirusin,” –  tha Shefi i Ekzekutivit Novartis, Vas Narasimhan në një deklaratë.

“Ne jemi duke punuar me spitalet zvicerane në protokollet e mundshme të trajtimit për përdorimin klinik të këtij ilaçi (kundër Covid-19), por është shumë herët për të thënë ndonjë gjë përfundimtare,” – shtoi Narasimhan.

Hidroksiklorokina dhe është nën vlerësim në provat klinike për trajtimin e Covid-19.

Novartis ka premtuar se do të dhurojë plot 130 milion doza dhe Shtetet e Bashkuara kanë pranuar 30 milion doza.

“Novartis do të punojë me palët e interesuara përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit për të përcaktuar shpërndarjen më të mirë të ilaçit për të siguruar një akses të gjerë për pacientët që kanë më shumë nevojë për këtë ilaç globalisht,” – deklaroi kompania.

Ilaçe të tjera të Novartis janë gjithashtu duke u eksploruar si trajtim i mundshëm për Covid-19, përfshirë ilaçin e sklerozës së shumëfishtë Gilenya dhe ilaçin për kancerin Jakavi. Firma të tjera farmaceutike po punojnë gjithashtu për sjelljen e ilaçeve të mundshëm të koronavirusit tek pacientët. Midis tyre është Roche, e cila ka filluar një provë klinike të një ilaçi të ri të mundshëm për Covid-19 .

Burimi: SWI

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 hidroksiklorokina ilaci per covid 19 koronavirusi novartis covid-19 hidroksiklorokina ilaci per covid 19 koronavirusi novartis

Sondazh

Poll