Aktualitet

DETAJE/ 3 krye-infermierë të spitalit Infektiv në Tiranë të infektuar me COVID-19

31 Mars 2020, 10:27 Nga DOSJA
DETAJE/ 3 krye-infermierë të spitalit Infektiv në Tiranë

Tiranë- Mes të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë janë edhe 3 kryeinfermierë të spitalit Infektiv në Tiranë. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se infermierët janë të shtruar tek spitali Infektiv. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre.

Mëngjesin e sotëm u mësua se i infektuar është edhe Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT. Pak ditë më parë, u njoftua se i prekur nga COVID-19 është edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Po kështu, është prekur nga COVID-19 edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll