Shkon në 15 numri i viktimave, 3 persona ndërrojnë jetë brenda 24 orëve. 243 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
31 Mars 2020, 09:02Nga DOSJA
TIRANË–Numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 243, ndërsa 3 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve, duke e çuar në 15 numrin e viktimave. Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
Viktima e parë për këtë 24-orësh u shënua gjatë natës. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga Durrësi, ndërsa pasditen e sotme ndërroi jetë një pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i cili pësoi infarkt miokardi. Sipas Ministrisë së3 Shëndetësisë, 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje si: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake. Përveç tij, ka ndërruar jetë edhe 69-vjeçari me iniciale R. P nga Hasi. Ai trajtohej prej 8 ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar).
Aktualisht, nga 243 personat e infektuar, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa vetëm 1 prej tyre është intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Lajmi i mirë është që numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 52, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 8 pacientë të tjerë. Harta e të prekurve nga COVID-është zgjeruar në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka renditur disa nga masat që duhen marrë nga qytetarët e infektuar me Covid-19, të cilët mund të trajtohen vetë në shtëpi....
Shqipëri- Janë rreth 99 mijë subjekte në vend, të cilat janë të regjistruara si biznes i vogël, pra që kanë një qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, ose rr...
Vlorë- Kam dy ditë që pi ujë me sheqer”. Kështu është shprehur, ndër të tjera, mes lotësh një e moshuar nga Vlora, historia e të cilës tashmë dihet nga të gjith...
Tiranë- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar edhe Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të ...
ITALI– Një grup doktorësh profesionistë shqiptarë, që prej vitesh punojnë dhe jetojnë në Itali, kanë vendosur t’i vijnë në ndihmë bashkëatdhetarëve të tyre, duk...
TIRANË– Edhe pse ka më shumë se 20 vite që ka vdekur, Baba Vanga përbën ende lajm kur bëhet fjalë për parashikimin e të ardhmes. Mediat ndërkombëtare...
Aktualitet31 Mars 2020, 08:07
ITALI– Një nga infermieret shqiptare është në faqen e parë të medias italiane “La Repubblica”. Bëhet fjalë për Ornelën, e cila është vendosur në mesin e katër g...
Tiranë-Policia e Shtetit në 24 orët e fundit, iu ka hequr patentën dhe iu ka bllokuar mjetet 18 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit. Po kë...
TIRANË– Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku është shprehur se tashmë ka ardhur koha që në Shqipëri të ulen masat e ndërmarra dhe të dalim nga izolimi. Në n...