Aktualitet

Viktima e 13 me koronavirus është nga Durrësi, 62-vjeçari kishte edhe probleme të tjera shëndetësore

31 Mars 2020, 09:29 Nga DOSJA
Viktima e 13 me koronavirus është nga Durrësi, 62-vjeçari

TIRANË– Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të Covisd019 ka shkuar në 13. Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja mira Rakacolli bëri me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një tjetër pacient me koronavirus. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga qyteti i Durrësit, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese me Covid-19.

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 08:07

ITALI– Një nga infermieret shqiptare është në faqen e parë të medias italiane “La Repubblica”. Bëhet fjalë për Ornelën, e cila është vendosur në mesin e katër g...