Aktualitet

Shqiptarët dhuruan 100 mijë euro, operacioni i vogëlushit 9-vjeçar del me sukses, Elio drejt shërimit

31 Mars 2020, 09:57 Nga DOSJA
Shqiptarët dhuruan 100 mijë euro, operacioni i vogëlushit

Tiranë- Elvis Naçi ka dhënë së fundmi një lajm të mirë, pasi ka dalë me sukses operacioni që kreu vogëlushi Elio Rexhmati nga Kukësi, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Në një postimi në Facebook, Elvis Naçi shprehet se shqiptarët kanë dhuruar 100 mijë euro që vogëlushi të kryente këtë operacion.

Reagimi: 

“LAJM I MADH. LAJM MADHËSHTOR! SHPERNDAJE!

Me leje të Zotit u shpëtua një Jetë! Elio sapo ka dalë nga operacioni dhe mjekët thone që cdo gje ka shkuar mirë. Babai i Elios na jep lajmin e madh, na gëon pa fund edhe pse në nje situatë jo normale ne gëzohemi se bashkë shpetuam një jetë. Shqiptarët dhuruan për operacionin e Elios 100.000 euro dhe sonte marrim lajmin e madh, lajmin dhe përgjigjen e lutjeve te mijera shqiptareve. Zoti ju shperblefte nuk kam fjalë, vertete kam emocione kur po i shkruaj keto rreshta, ju falenderoj me respekt të vecante, bashke kemi bërë dhe do të bëjmë vepra te medha, Zoti i gjithesise ju ruajt, ju begatoftë, ju dhënte shëndet, largoftë nga ju cdo semundje, cdo brengë, cdo hall… Amin! Amin! Amin!”.

Familjarët e Elios në muajin shkurt bënë thirrje për ndihmë. Elio Rexhmati është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë të quajtur, LIMFOM MALINJE B-NHL.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elio rexhmati elio rexhmati

Sondazh

Poll