Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit përballen me varfërinë: S’përfitojnë ndihmë nga qeveria, nuk jemi të regjistruar si të papunë

31 Mars 2020, 09:11 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit përballen me varfërinë:

Tiranë- Naftëtarët e Ballshit po përballen me varfërinë, pasi shumica e tyre kanë humbur edhe të drejtën për të marrë asistencë sociale. Një prej naftëtarëve për ABC news ka deklaruar se nuk është rregjistruar te zyra e punës si i papunë dhe tani nuk përfiton pagën e luftës, të parashikuar në aktin normativ.

Nga data 1 janar nuk përfitojmë më asnjë lloj pagese sepse jemi të papunë. Normalisht nga 1 janari ne duhet të ishim regjistruar te zyra e papunësisë, por nuk mund të regjistrohemi për arsye të kalimit të afatit kohor. Sepse nuk na është dhënë mundësia që të merrnim dokumentacionin e nevojshëm për ta dorëzuar te zyra e punës. Ky dokumentacion duhet të dorëzohet brenda 60 ditësh, nga dita kur është ndërprerë aktiviteti i kompanisë. Mundësia është e humbur sepse muaji dhjetor nuk janë paguar sigurimet shoqërore dhe po të fillojnë numërimin nga 1 dhjetori sipas ligjit ne duhet të kishim bërë dokumentet deri më 29 janar. Nis do të fillonim nga 1 janari duhet ti dorëzonim deri në 29 shkurt. Tani shumë nga naftëtarët nuk kanë mundësi financiare, nuk kanë mundësi të punojnë në vend tjetër. Nga data 9 mars që u dha urdhri për karantinë nuk kemi mundësi të punojmë. Nuk përfitojë edhe nga akti normativ që nxori kryeministri për personat që janë të papunë, të marrim atë ndihmë ekonomike. Ligjërisht nuk e përfitojmë sepse kjo është për biznesin e vogël. Duhet të jesh i regjistruar te zyra e papunësisë që ta përfitosh këtë shpërblim”, deklaroi naftëtari.

Ditën e sotme, qeveria do të publikojë listën e bizneseve të vogla që do të marrin ndihmë ekonomike, për të shlyer pagat e punonjësve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet natëtarët e ballshit viktimat e covid ne shqiperi natëtarët e ballshit viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 08:07

ITALI– Një nga infermieret shqiptare është në faqen e parë të medias italiane “La Repubblica”. Bëhet fjalë për Ornelën, e cila është vendosur në mesin e katër g...