Aktualitet

Gojë më gojë me xhaxhain i infektuar, si doli me Covid-19 i riu në Shkodër pas frymëmarrjes artificiale, e afërmja: Askus

31 Mars 2020, 10:02 Nga DOSJA
Gojë më gojë me xhaxhain i infektuar, si doli me Covid-19 i riu

TIRANË– Një nga 20 rastet e reja që ajnë shënuar brenda 24 orëve në Shqipëri si të infektuar me koronavirus është edhe nipi i një familjeje në Shkodër. Personi në fjalë mësohet se e ka marrë koronavirusin nga xhaxhai i tij i infektuar, pasi këtij të fundit i ka bërë frymëmarrje artificiale.

Gjithsej në këtë familje janë katër të infektuar: gjyshja, xhaxhai, nusja e xhaxhait dhe djali i sotëm.

E afërmja e kësaj familjeje ka rrëfyer për Abcnews se askush nuk u ka bërë tamponin edhe pse në atë familje ka pasur të infektuar. Ndërsa kur xhaxhai ishte ndjerë keq, nipi i kishte bërë frymëmarrje artificiale atij. Në rrethin e Shkodrës janë gjthsej 8 persona të infektuar.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll