Bota

Angela Merkel rezulton e pastër, edhe testi i tretë për Covid-19 i del negativ

31 Mars 2020, 06:24 Nga DOSJA
Angela Merkel rezulton e pastër, edhe testi i tretë për Covid-19

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është e infektuar me koronavirus. mediat vendase bëjnë me dije se edhe testi i tretë që ka bërë Merkel ka dalë negativ. Pavarësisht kësaj, zëdhënësi Seibert shtoi se kancelarja do të qëndrojë edhe pak ditë në karantinë.

Merkel u izolua që prej 22 marsit pasi ra në kontakt me një mjek i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Testi i tretë doli sërish negative për kancelaren. Merkel do të vazhdojë të kryjë detyrat qeveritare nga shtëpia e saj në ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 12 viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermani koronavirusi ne bote angela merkel gjermani koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll